bllokada 9 mujore hajdaj ka nje pyetje per lumir abdixhikun cila mergate deshiron te bashkohet me ty 6920dc024bf74

Bllokada 9-mujore/ Hajdaj ka një pyetje për Lumir Abdixhikun: Cila mërgatë dëshiron të bashkohet me ty?

November 21, 2025
1 minut lexim

Kujtim Hajdaj nga Guxo ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pas thirrjes së tij për një “qeveri uniteti”.

Hajdaj në Facebook e akuzon Abdixhikun se për 9 muaj bllokade kërkoi një qeveri që populli nuk e kishte votuar dhe e kundërshtoi mërgatën, duke thënë se nuk po “rrisin fëmijët në vend”.

“Ti doje qeveri ‘uniteti’, por jo pa PDK, dhe PDK s’donte pa listën ‘Srpska’. Prandaj, ja kush jeni ju: pa Kosovë e pa mërgatë!”, shkruan Hajdaj.

Postim i plotë:

Abdixhiku: “Bashkohuni të gjithë me Lidhjen e Re për qeveri uniteti ..”

Valla Lumir, për 9 muaj bllokade rresht askush s’ta deshti qatë qeveri tane të “unitetit”

Qeverinë tane të “unitetit” e pamë veq një ditë, në ditën e të vërtetës kur dolet haptas kundër votimit të buxhetit të shtetit dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare për Kosovën. Dhe po atë ditë, për atë qeveri “uniteti” morët përkrahje edhe nga lista ‘Srpska’

E besa Lumir, ti dole haptas edhe kundër mërgatës sonë, duke i thanë dhe poshtëru me fjalët, pse nuk po i “rrisin fëmijët në vend”

Prandaj Lumir, cila mërgatë po donë me t’u “bashku” ty?

E cila Kosovë?

Si kemi dy mërgata, e as

as dy Kosova!

Pra, në emër të cilës Kosovë po flet ti Lumir…? Kur ti të njëjtën Kosovë e ndëshkove për 9 muaj rresht, duke e kërkuar një qeverisje “uniteti” për të cilën s’të kishte votuar mërgata e as Kosova?

Në të vërtet, ti doje qeveri “uniteti” por jo pa PDK, e PDK s’donte pa listën Srpska.

Prandaj, ja kush jeni ju.., pa Kosovë e pa mërgatë!

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre reprezentuesit e kosoves titullare te hoffenheimi dalin te pamposhtur nga mainzi 6920dbf481790
Lajmi i mëparshëm

Tre reprezentuesit e Kosovës titullarë te Hoffenheimi, dalin të pamposhtur nga Mainzi

te shtena me arme zjarri ne fier dyshohet per konflikt mes dy personash policia blindon vendngjarjen 6920dca30a866
Lajmi i radhës

Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personash/ Policia “blindon” vendngjarjen

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë