blero ngjall dyshime per nje lidhje te re me nje postim ne instagram 6872a6f8c695c

Blero ngjall dyshime për një lidhje të re me një postim në Instagram

July 12, 2025
1 minut lexim

Këngëtari i njohur, Blero, ka bërë një postim në Instagram që ka shtuar dyshimet për një lidhje të re.

Edhe pse ai nuk ka dhënë ndonjë konfirmim të drejtpërdrejtë, një fotografi e publikuar së fundmi ka nxitur reagime në rrjet.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Blero shihet duke vozitur, ndërsa në krah i qëndron dora e një vajze misterioze që I vendos dorën në krah.

Image

Blero

Identiteti i saj mbetet i panjohur, por kjo pamje e ka bërë të qartë se këngëtari mund të jetë në një kapitull të ri personal.

Kjo ka ardhur pas raportimeve, përmes së cilave Blero u përfol se ishte parë në shoqërinë e një vajze të re.

Postimi në Instagram vetëm sa e ka shtuar zhurmën përreth jetës së tij sentimentale.

Edhe pse nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare, fansat janë duke komentuar gjerësisht dhe spekulojnë për një lidhje të mundshme.

Mbetet për t’u parë nëse Blero do të ndajë më shumë detaje në ditët në vijim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen bdi e majta dhe arsovska po inskenojne destabilizim nderetnik per interesa politike 6872a554e335a
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI, E Majta dhe Arsovska po inskenojnë destabilizim ndëretnik për interesa politike

durmishi bdi ne krize te thelle tenton destabilizim dhe mashtron me anketa te fabrikuara 6872a8da10e25
Lajmi i radhës

Durmishi: BDI në krizë të thellë, tenton destabilizim dhe mashtron me anketa të fabrikuara

Të fundit nga

ShkoLartë