blerja e votave me fondet per bujqesine berisha ja skema si u shperndane 44 milione euro ne kohe zgjedhore 6876599fd4c26

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

July 15, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shtuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar, duke i cilësuar skemat bujqësore si “mjet për blerje masive të votave” gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se programi kombëtar i subvencioneve në bujqësi, me një fond prej 44 milionë euro, është përdorur në mënyrë kriminale gjatë periudhës zgjedhore. Sipas tij, akti normativ (VKM nr. 150, datë 6 mars 2025) është miratuar pikërisht për të ndikuar votuesit në zonat rurale.

“Afati i aplikimeve, nga 14 prilli deri më 30 maj, përkon plotësisht me fushatën dhe paszgjedhjet. Ishte: ‘O votat, o nuk i merr subvencionet’. Kjo është baza ligjore e këtij krimi të shëmtuar elektoral,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, mbi 53 mijë aplikantë janë lënë në pritje dhe procesi është politizuar përmes “konfirmimit të patronazhistëve”.

“Lubi Balluku, Anila Denaj, Mirela Kumbaro,  të gjitha bashkë me Ramën janë në krye të krimit elektoral 200-milionësh. U përdorën fondet publike për vota, në shkelje të Kodit Zgjedhor, praktikës së mirë të Venecias dhe udhëzimeve të OSBE/ODIHR,” theksoi Berisha.

Ai paralajmëroi se këto fakte do të depozitohen në institucione ndërkombëtare dhe se “falsifikimi i vullnetit të qytetarëve nuk do të kalojë pa pasoja”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ganiu lagja serava po ndryshon pamje vijojne investimet ne infrastrukture 687650405ea01
Lajmi i mëparshëm

Ganiu: Lagja Serava po ndryshon pamje, vijojnë investimet në infrastrukturë!

barcelona synon ti largoje tre lojtare te tjere nga skuadra 68765a182eae9
Lajmi i radhës

Barcelona synon t’i largojë tre lojtarë të tjerë nga skuadra

Të fundit nga

ShkoLartë