blerim sejdiu mimoza bafqari bakiji emerohet drejtoreshe ne qendren universitare nene tereza 68952a419b9ba

Blerim Sejdiu: Mimoza Bafqari-Bakiji emërohet Drejtoreshë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”

August 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka ndarë sot me krenari lajmin për emërimin e Doc. Dr. Spec. Mimoza Bafqari-Bakiji në një prej pozicioneve më të larta të mjekësisë në vend. Ajo është emëruar Drejtoreshë e Institutit të Biokimisë Klinike në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup – një nga institucionet më prestigjioze në nivel kombëtar.

“Një tjetër krenari nga Zhelina! Ngadalë por sigurt, Zhelina po i jep vendit emra të dijes, të përkushtimit dhe të suksesit”, ka shkruar Sejdiu në një njoftim publik.

Duke e përshkruar si një “grua të dijes” dhe një “model për vajzat tona”, kryetari Sejdiu ka vlerësuar Bafqari-Bakijin jo vetëm për arritjen profesionale, por edhe për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit.

“Kjo është fytyra e zhvillimit: gra të forta, profesionistë të përkushtuar, shqiptarë që ecin përpara me dinjitet”.

“Urime Mimozë! Na përfaqëso dhe na hapë rrugë të reja për besim dhe krenari!”, ka shkruar Sejdiu në një postim në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/share/p/19VHdBjT5G/

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cifti clooney shkelqyen me paraqitjen e tyre ne nje event te tyre ne como 68952644417d8
Lajmi i mëparshëm

Çifti Clooney shkëlqyen me paraqitjen e tyre në një event të tyre në Como

gashi shkolla azem morana eshte nje tempull frymezues per brezat qe do te vijne 68952a468b275
Lajmi i radhës

Gashi: Shkolla “Azem Morana” është një tempull frymëzues për brezat që do të vijnë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë