blerim sejdiu dua zhelinen ta bej supermoderne 6ac10c209c08d

Blerim Sejdiu: Dua Zhelinën ta bëj supermoderne

October 3, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka folur për zhvillimin e komunës dhe sfidat me të cilat përballet ajo, në emisionin “Pod Go” në Telegrafi.

Sejdiu tha se synimi i tij është që Zhelina të shndërrohet në një nga komunat më të zhvilluara, duke theksuar rëndësinë e pozitës gjeografike dhe investimeve në infrastrukturë.

 

“Dua që të jetë komuna më e zhvilluar dhe do të jetë komuna më e zhvilluar sepse e ka pozicionin. Vetëm mundësi duhet t’i jepen”, tha Sejdiu.

 

Ai përmendi ndër të tjera ndërtimin e rrugëve të reja dhe investimet në infrastrukturë si pjesë të punës së komunës.

 

Në intervistë, Sejdiu foli edhe për problemin me qentë endacakë, duke e cilësuar atë si një çështje të dhimbshme dhe të vështirë për t’u zgjidhur.

 

“Realistisht është temë e dhimbshme tema e problemit me qentë endacakë. Nuk është e lehtë, sepse dikush këtu duhet t’i krijojë mekanizmat, prej nivelit qendror e më poshtë”, u shpreh ai.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sofia vergara shkelqen ne paris mahnit me fustanin elegant te zi 6ac1097bdba64
Lajmi i mëparshëm

Sofia Vergara shkëlqen në Paris, mahnit me fustanin elegant të zi

deralla zeri i beogradit kumbon fuqishem ne maqedonine e veriut video 6ac10d73414a5
Lajmi i radhës

Deralla: Zëri i Beogradit kumbon fuqishëm në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë