blerim sejdiu bdi ja nuk arriti ta zyrtarizoje gjuhen shqipe ne kushtetute 69c3288f13308

Blerim Sejdiu: BDI-ja nuk arriti ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në Kushtetutë

March 25, 2026
1 minut lexim
608318774 25264914066540942 7150314557259482590 n

Kreu i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe të shkëputura nga realiteti.

Sejdiu thekson se, sipas tij, përkundër më shumë se dy dekadave në pushtet, BDI-ja nuk ka arritur ta vendosë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Kushtetutë. Ai vlerëson se statusi aktual i saj mbetet i kufizuar në formulimin “gjuha që e flasin të paktën 20% e popullsisë”, të cilin e konsideron si kompromis të dëmshëm.

Më tej, ai hedh poshtë pretendimet se institucionet aktuale qeveritare e kontestojnë gjuhën shqipe, duke theksuar se, përkundrazi, po ndërmerren masa konkrete për avancimin e përdorimit të saj në të gjitha nivelet.

Në reagimin e tij, Sejdiu e cilëson si të papranueshme që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të veprojë, sipas tij, si zëdhënës i agjendave partiake, duke shtuar se nga një profesor universitar pritet integritet dhe përgjegjësi, e jo propagandë politike.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

u ka borxh nje kerkimfalje te gjithe votuesve te ldk sebajrami per vjosa osmanin ska qene ne studime qe me u kthy kaq lehte 69c31bf01681b
Lajmi i mëparshëm

“U ka borxh një kërkimfalje të gjithë votuesve të LDK-së”Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy kaq lehtë

Të fundit nga

ShkoLartë