blerim sallahu merr detyre te re ne kabinetin e albin kurti 69b82137c98ca

Blerim Sallahu merr detyrë të re në kabinetin e Albin Kurti

March 16, 2026
1 minut lexim

Ish-ministri, Blerim Sallahu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se i është bashkuar Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës në cilësinë e Këshilltarit Ligjor.

“Pas përvojës sime institucionale si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e shoh këtë angazhim si vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, shkruan ai.

Njoftimi i plotë:

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë ju njoftoj se, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i bashkohem Kabinetit të tij në cilësinë e Këshilltarit Ligjor.

Pas përvojës sime institucionale si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e shoh këtë angazhim si vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky moment për mua ka edhe një domethënie të veçantë personale. Shumë vite më parë kemi punuar së bashku në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me Kryeministrin e sotëm, në një kohë kur ai ende nuk e mbante këtë detyrë. Sot, angazhimi im në Kabinetin e tij është vazhdim i një rrugëtimi të përbashkët të ndërtuar me besim, përkushtim dhe punë ndër vite.

Mirënjohës për besimin dhe i vendosur të vazhdoj të jap kontributin tim me përgjegjësi dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës sonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tensionet me iran kuvendi i shqiperise miraton draft rezolute per shpalljen shtet terrorist 69b820be64b67
Lajmi i mëparshëm

Tensionet me Iran/ Kuvendi i Shqipërisë miraton draft-rezolutë për shpalljen shtet terrorist

Të fundit nga

ShkoLartë