blerim bexheti une sfrikohem luftoj per demokraci 6915d5f479d94

Blerim Bexheti: Unë s’frikohem, luftoj për demokraci

November 13, 2025
1 minut lexim

Ish kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka reaguar pas kallëzimit penal të ngritur ndaj tij dhe shtatë personave tjerë nga policia financiare për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Besheti, thotë se kjo qeveri gabon rëndë nëse mendon se mund ta hesht zërin e tij.
“Mos mendoni se me këto “operacione”, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike.
Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë.
Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot.
Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci.
Unë nuk frikësohem. E vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike”, ka shkruar Bexheti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lendohet aktori nderpriten xhirimet e serialit 6915cc731811c
Lajmi i mëparshëm

Lëndohet aktori, ndërpriten xhirimet e serialit

jovica ilievski pranon zyrtarisht mandatin per kryetar te komunes se bervenices 6915dd1162281
Lajmi i radhës

Jovica Ilievski pranon zyrtarisht mandatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë