Blake Lively nuk po lejon që saga e betejës së saj ligjore me Justin Baldoni ta pengojë të bëjë një paraqitje mahnitëse.
Aktorja, 38 vjeçe, u pa teksa largohej nga një event në Stoney Clover në New York City të martën, e veshur e tëra me të kuqe.
Ajo mbante një fustan korse ngjyrë të kuqe të errët, taka vezulluese të zbukuruara me fjongo dhe flokë të gjatë, të lëshuar e me onde, me të cilët luante teksa dilte nga dyqani.

Me një ëmbëlsirë në dorë, Lively dukej sa më e lumtur dhe elegante.
Buzëqeshja në fytyrën e saj fshihte çdo ndjenjë të mbetur që mund të kishte për luftën e saj të shumëpublikuar me Baldonin, 41 vjeç, e cila po i afrohet përvjetorit të saj njëvjeçar.

Drama lindi gjatë kohës së xhirimeve të filmit dramatik të vitit 2025 It Ends With Us, ku të dy luanin dhe ai ishte regjisori.
Lively ishte e para që paditi Baldonin dhe pretendoi ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit.
Ajo po kërkon 161 milionë dollarë për humbjet personale dhe financiare, për shkak të hakmarrjes së pretenduar dhe fushatës për ta njollosur publikisht.
Baldoni u përgjigj me një padi për shpifje prej 400 milionë dollarësh kundër Lively-t, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe New York Times, i cili raportoi për pretendimet e aktores, por një gjykatës e hodhi poshtë atë padi.

Tani ai po përpiqet që ta hedhë poshtë padinë e Lively-t duke argumentuar se bëhej fjalë për “ankesa të vogla” që nuk arrinin nivelin e ngacmimit.
Të martën u bë e ditur se gjyqi civil është shtyrë nga 9 marsi 2026 për në 18 maj 2026.
Gjykatësi Lewis Liman njoftoi se “sa do i rëndësishëm të jetë ky rast… gjyqet penale kanë përparësi”.
Një seancë e planifikuar në këtë çështje shumë të komentuar — e cila u bë publike për herë të parë në dhjetor 2024 — pritet të zhvillohet më 22 janar.
Lively i tha New York Times vitin e kaluar, kur ata e zbuluan historinë për herë të parë: “Shpresoj që veprimi im ligjor të ndihmojë të hiqet petku nga këto taktika të errëta hakmarrëse, që synojnë të dëmtojnë njerëzit që flasin për sjellje të papranueshme, dhe të ndihmojë të mbrojë të tjerët që mund të jenë në shënjestër.”
Burimi: botasot.info


