biznesmeni nga drenasi dhe familja e tij shpetojne nga nje aksident i rende 6aefa18307e39

Biznesmeni nga Drenasi dhe familja e tij shpëtojnë nga një aksident i rëndë

November 8, 2026
1 minut lexim

Biznesmeni Faton Seferi ka bërë të ditur se ai, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë shpëtuar pa asnjë lëndim nga një aksident i rëndë trafiku që kanë përjetuar dje në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka njoftuar se familja e tij është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi, duke e cilësuar këtë si një mrekulli dhe duke falënderuar Zotin që të gjashtë arritën të shpëtonin.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për udhëtarët që ndaluan në vendin e aksidentit dhe i ndihmuan të dilnin nga vetura, si dhe për miqtë dhe familjarët që iu dolën në ndihmë në ato momente të vështira.

Seferi ka falënderuar gjithashtu nënkryetarin e Augsburgut, Dirk Wurm, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilët, sipas tij, e kontaktuan menjëherë dhe ofruan ndihmën e tyre. Pas kthimit në shtëpi, familja është pritur nga të afërmit, ndërsa Seferi ka theksuar se pas frikës së përjetuar, momenti më i bukur për të ishte mundësia për t’i përqafuar sërish njerëzit e tij më të dashur.

Në fund të postimit, biznesmeni ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që u interesuan për gjendjen e familjes, duke përcjellë edhe një mesazh prekës për vlerën e jetës dhe rëndësinë e të qenit pranë njëri-tjetrit. “Kishim një engjëll mbrojtës pranë nesh. Uroj që edhe në ditët më të zakonshme të kujtohemi ta falënderojmë Zotin që kemi njëri-tjetrin”, ka shkruar Seferi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkurta dhe gresa publikojne duetin emocionues nenat tona 6aef86538eed8
Lajmi i mëparshëm

Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”

arber hajdari nga fressh ne bashki erion brace ka potencial i hapur vetem nese ka gare brenda ps 6aefa1dbe4bec
Lajmi i radhës

“Arbër Hajdari, nga FRESSH në bashki?”/ Erion Braçe: Ka potencial, i hapur vetëm nëse ka garë brenda PS

Të fundit nga

ShkoLartë