bislimovski sanksionet amerikane ndaj lukoil it rus nuk e trondisin tregun 6904ba31f36d6

Bislimovski: Sanksionet amerikane ndaj Lukoil-it rus, nuk e trondisin tregun

October 31, 2025
1 minut lexim

Sanksionet e SHBA-së kundër “Lukoil”-it, të cilat çuan në vendimin e kompanisë për të shitur degët e saj në disa vende, përfshirë “Lukoil Maqedoni”, nuk do të shkaktojnë probleme me furnizimin me derivate të naftës – thotë kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski.

“Në Maqedoni, shumica, rreth 80% e më shumë, e sasive të furnizuara vijnë nga Greqia, pastaj diçka për shkak të “Lukoil”, rreth 7-8% vijnë nga Bullgaria dhe kaq. Pra, Maqedonia nuk do të preket në asnjë mënyrë nga këto sanksione”, tha Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Qeveria thotë se furnizimi me derivate të naftës do të mbetet i qëndrueshëm, mund të ketë vetëm rritje të lehtë të çmimeve.

“Në të ardhmen, nëse sanksionet kundër “Lukoil”-it forcohen globalisht dhe pranohen nga BE-ja, do të jetë e nevojshme të monitorohen efektet mbi kompanitë lokale në vend, nëse do të ketë ngrirje të aseteve, kufizime në rrjetet logjistike apo ndryshime në pjesën e kompanisë në tregun vendor. Prandaj, furnizimi i derivateve të naftës do të mbetet i qëndrueshëm, çmimet mund të kenë rritje të vogël, por nuk do të ketë ç’ rregullime të mëdha, për shkak të gamës së alternativave të importit”, njoftojnë nga Qeveria.

“Gunvor” është kompani 25-vjeçare. Pronari konsiderohet si një nga biznesmenët më të afërt të Vladimir Putinit. Ka fituar popullaritet si tregtari më i madh i naftës ruse në botë. /Alsat.mk

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekskluzive dorezohet stovjanovski firmos aterimin e diaspores shqiptare ne shkup dhe oher 6904b990064a6
Lajmi i mëparshëm

EKSKLUZIVE: Dorëzohet Stovjanovski, firmos aterimin e diasporës shqiptare në Shkup dhe Ohër

zbardhet vendimi nga neser rritet cmimi i biletes per dy linja urbani dhe abonete ne kamez 6904bb965bbac
Lajmi i radhës

Zbardhet vendimi/ Nga nesër, rritet çmimi i biletës për dy linja urbani dhe abonetë në Kamëz

Të fundit nga

ShkoLartë