bislimi takohet me shefin e ri te osbe se ne kosove u diskutuan zhvillimet aktuale ne vend 6888b2ea0737a

Bislimi takohet me shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, u diskutuan zhvillimet aktuale në vend

July 29, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. McGurk për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në bisedë u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë progresin e arritur gjatë mandatit të qeverisë, me theks të veçantë në rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.

Palët diskutuan gjithashtu raportet periodike të OSBE-së për Kosovën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi rolin që OSBE ka luajtur në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më efektiv në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

media e bosnjes poshteruese per serbet shqiptari i famshem ne serbi dhe ne kosove e quajne tradhtar 6888b2e6e16d4
Lajmi i mëparshëm

Media e Bosnjës: Poshtëruese për serbët, shqiptari i famshëm në Serbi dhe në Kosovë e quajnë tradhtar!

light of motiram ngjason shume me horizon sony nis padi kunder tencent 6888b3d729aa2
Lajmi i radhës

“Light of Motiram ngjason shumë me Horizon”, Sony nis padi kundër Tencent

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë