bislimi ne bruksel per dialogun ldk ska legjitimitet institucional ta perfaqesoje kosoven 68c2ed20bc020

Bislimi në Bruksel për dialogun, LDK: S’ka legjitimitet institucional ta përfaqësojë Kosovën

September 11, 2025
1 minut lexim

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, po zhvillojnë takim të përbashkët me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në Bruksel.

Dërgimi i zëvëndëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi në Bruksel nga ana e Qeverisë në detyrë u kritikua sërish nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila tha përfaqëismi i Kosovës në Bruksel nga Bislimi “është i pajustifikuar dhe pa asnjë legjitimitet qytetar e institucional”.

Sipas tyre, dialogu me Serbinë është një proces i ndjeshëm dhe me peshë të madhe strategjike për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe se ky proces nuk mund të reduktohet në veprime të njëanshme të një Qeverie pa mandat.

LDK, ka thënë se veprime të tilla e dëmtojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrezikojnë seriozisht orientimin euroatlantik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendimi i Qeverisë në detyrë për ta dërguar z. Besnik Bislimi në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë është i pajustifikuar dhe pa asnjë legjitimitet qytetar e institucional. Zgjedhjet e 9 shkurtit dhanë një mesazh të qartë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky vullnet politik nuk i jep mandat z. Bislimit të përfaqësojë Kosovën në një proces kaq të rëndësishëm dhe vendimtar. Përfaqësimi në dialog mund të bazohet vetëm mbi institucione legjitime të dala nga zgjedhjet dhe të mbështetura nga sovrani. Dialogu me Serbinë është proces i ndjeshëm që përcakton të ardhmen e shtetit tonë. Ky proces nuk mund të reduktohet në vendime të njëanshme të një qeverie në detyrë, e cila nuk gëzon më besimin qytetar dhe as shumicën e nevojshme për të marrë përgjegjësi të këtij niveli. Veprime të tilla dëmtojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrezikojnë ta cenojnë rrugën tonë euroatlantike”, tha LDK në një komunikatë për media.

Sipas LDK-së, Kosova ka nevojë për përfaqësim të denjë, të fuqishëm dhe mbi të gjitha legjitim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dembele tregon formulen fituese te psg se ne champions league 68c2ed137cc43
Lajmi i mëparshëm

Dembele tregon formulën fituese të PSG-së në Champions League

shqiperia emeron ministren e pare ne bote te krijuar nga inteligjenca artificiale politico diella do te merret me prokurimet publike 68c2edc7727b2
Lajmi i radhës

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale. Politico: Diella, do të merret me prokurimet publike

Të fundit nga

ShkoLartë