bislimi e mohon se kosova po i shenjestron institucione shendetesore serbe ne veriun e mitrovices 68c984a5e5c56

Bislimi e mohon se Kosova po i shënjestron institucione shëndetësore serbe në veriun e Mitrovicës

September 16, 2025
min lexim

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka mohuar të martën se autoritetet kosovare janë duke i shënjestruar institucionet shëndetësore, të udhëhequra nga Serbia, në veri të vendit – i cili është i banuar me shumicë serbe.

Në një reagim në llogarinë e vet personale në X, Bislimi tha se Kosova “nuk po shënjestron madje as ato të jashtëligjshme të krijuara nga Serbia [askush nuk e kupton kuptimin ligjor të termit të përdorur zakonisht ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’]”.

Reagimi i Bislimit vjen pas kritikave nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut më 12 shtator.

Në veçanti Gjermania i bëri thirrje “urgjente” Kosovës të përmbahet nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia në territorin kosovar, pasi paraprakisht Bashkimi Evropian kërkoi nga Qeveria në detyrë dhe institucioneve të tjera relevante “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.

Serbia e cilësoi pezullimin e punës së fondit si “akt të papranueshëm dhe çnjerëzor”.

Por, Bislimi – i cili është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel – nguli këmbë të martën se Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, “duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të ketë akomodimin maksimal të stafit shëndetësor”.

“Inspektorët lokalë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht veprimtarinë e një fondi, i cili lëshonte jashtëligjshëm kuponë dhe kryente transaksione, deri në dorëzimin e provave përkatëse”, tha Bislimi.

Bislimi e akuzoi Serbinë për “manipulimin e opinionit publik me prodhim masiv të lajmeve të rreme”.

Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.

Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tefik canga shkakton senzacion e radhes gjunjezon vushtrrine 68c98495d9a88
Lajmi i mëparshëm

Tefik Çanga shkakton senzacion e radhës, gjunjëzon Vushtrrinë

grabitje ne nje karburant ne elbasan autoret e maskuar marrin xhiron ditore 68c9854499391
Lajmi i radhës

Grabitje në një karburant në Elbasan, autorët e maskuar marrin xhiron ditore

Të fundit nga

ShkoLartë