bislimi be ka konstatuar shkeljen e te drejtave te shqiptareve ne serbi 690b6fa02a792

Bislimi: BE ka konstatuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

November 5, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian ka konstatuar shkeljen e të drejtave të  shqiptarëve në Serbi .

Sipas tij në raportin e BE-së theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave.

“Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit. Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione nuk ka sjellë rezultate, ndërsa qasja në administratë publike, polici, arsim dhe punësim vazhdon të jetë e kufizuar e në raste edhe mungon plotësisht”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të garantohen plotësisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cairi i basri latifit mburret nje lojtare i ftohet ne kombetaren e paraguait 690b6f9542e61
Lajmi i mëparshëm

Çairi i Basri Latifit mburret, një lojtare i ftohet në kombëtaren e Paraguait

emri kanosen me arme zjarri fqinjin ne shkoder arrestohet 37 vjercari shpallet ne kerkim nje tjeter 690b7043653d4
Lajmi i radhës

EMRI/ Kanosën me armë zjarri fqinjin në Shkodër, arrestohet 37-vjerçari, shpallet në kërkim një tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë