bisedimet shba iran vijojne zbulohet vendimi qe e solli tehranin ne tryeze 69dabc80521b4

Bisedimet SHBA–Iran vijojnë, zbulohet vendimi që e solli Tehranin në tryezë

April 11, 2026
1 minut lexim

Dritat vazhdojnë të jenë të ndezura në Hotel “Serena”, vend ku po zhvillohen bisedimet historike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me ndërmjetësimin e Pakistanit, raporton “Al Jazeera”.
Ndonëse ora në Islamabad shënon 23:00 e mbrëmjes, dhe bisedimet kanë hyrë në orën e 6-të të tyre, delegacionet pritet të vijojnë negociatat edhe gjatë orëve të natës.



Sipas burimeve të afërta me delegacionin iranian, të cituara nga “Al Jazeera”, pjesëmarrja e Teheranit në tryezë erdhi pas një vendimi të SHBA-ve për lirimin e aseteve të ngrira iraniane. Ky hap raportohet të ketë qenë një nga kërkesat kryesore të Iranit në kuadër të një plani me disa pika negociuese.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara për ndonjë marrëveshje mbi zhbllokimin e këtyre aseteve.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Zëvendëspresidenti JD Vance, i shoqëruar nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Në ekip bëjnë pjesë gjithashtu këshilltarë të lartë për sigurinë kombëtare dhe çështjet aziatike, çka tregon rëndësinë strategjike të këtyre bisedimeve.

Nga ana tjetër, Irani ka dërguar një delegacion prej 71 personash, të përbërë nga negociatorë, ekspertë teknikë, përfaqësues mediatikë dhe personel sigurie.

Sipas raportimeve të fundit, negociatat në Islamabad konsiderohen historike dhe mund të zgjasin disa ditë, për shkak të dallimeve të thella mes palëve. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një postim në Truth Social se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vmro dpmne filipce dhe zaev te perfshire ne korrupsion nga shitja e banesave ne tetove 69daab53b3bd4
Lajmi i mëparshëm

VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev të përfshirë në korrupsion nga shitja e banesave në Tetovë

kurti kanoset nga serbia gjenerali racaj siguria e lidereve shteterore nuk eshte ceshtje imazhi por domosdoshmeri shteterore 69dabd797f0ae
Lajmi i radhës

“Kurti kanoset nga Serbia”, gjenerali Racaj: Siguria e liderëve shtetërorë nuk është çështje imazhi, por domosdoshmëri shtetërore

Të fundit nga

ShkoLartë