bisedimet per paqe trump kam ndermjetesuar per nje takim mes putinit dhe zelenskyt 68a4814b5e916

Bisedimet për paqe, Trump: Kam ndërmjetësuar për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt!

August 19, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka ndërmjetësuar për një takim të mundshëm mes Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë për Fox News, Trump dha më shumë detaje mbi përpjekjet e tij për të sjellë palët në një tryezë bisedimesh.

E kam rregulluar disi me Putinin dhe Zelenskyn. Në fund të ditës, ata janë ata që duhet të vendosin. Ne jemi 7,000 milje larg,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se ka komunikuar drejtpërdrejt me Presidentin Putin dhe po përpiqet të koordinojë një takim me Presidentin Zelensky.

Telefonova Presidentin Putin dhe po përpiqemi të caktojmë një takim me Zelenskyn. Do të shohim se çfarë ndodh. Nëse funksionon, do të shkoj më tej dhe do ta përmbyll këtë çështje,” tha ai.

Sipas Trump, raportet mes dy liderëve janë pak më të mira se sa pritej.

Mendoj se po shkojnë pak më mirë me njëri-tjetrin nga sa kisha menduar më parë. Po të mos ishte kështu, do të kisha organizuar një takim treshe mes nesh. Por për momentin duket se ka pak më shumë mirëkuptim, edhe pse ende ka tensione dhe përplasje,” përfundoi Trump.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditje e bujshme ne merkaton e superiores flamurtari afron sulmuesin e serie a 68a4805063868
Lajmi i mëparshëm

Goditje e bujshme në merkaton e Superiores, Flamurtari afron sulmuesin e Serie A

nikolloski shteti e fitoi rastin kazandol u kursyen 115 milione euro 68a482bde6cac
Lajmi i radhës

Nikolloski: Shteti e fitoi rastin “Kazandol”, u kursyen 115 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë