bisedimet per armepushim me izraelin hamasi raundi i pare i negociatave zyrtare do te filloje sonte 68e3e5666df4d

Bisedimet për armëpushim me Izraelin, Hamasi: Raundi i parë i negociatave zyrtare do të fillojë sonte

October 6, 2025
1 minut lexim

Nisin sonte në mbrëmje bisedimet zyrtare për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt.

Burime nga Hamasi konfirmuan për CNN se raundi i parë i negociatave do të zhvillohet këtë mbrëmje në Sharm el-Sheikh. Paraprakisht, ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit u takuan në Kajro me Khalil al-Hayya, udhëheqësin e delegacionit të Hamasit, për të zgjidhur pikat e fundit të mosmarrëveshjeve.

Nga pala izraelite janë të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë, megjithëse kryenegociatori Ron Dermer nuk ndodhet fizikisht në bisedime, por pritet t’u bashkohet më vonë gjatë javës.

Negociatat zhvillohen në një klimë të ndjeshme, pasi palët kanë mosdakordësi për çarmatimin e Hamasit, rolin e tij në administrimin e ardhshëm të Gazës dhe garancitë për largimin e sigurt të drejtuesve të lartë.

Bisedimet janë pjesë e përpjekjes për të vënë në zbatim planin 20-pikësh të armëpushimit të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

asnje fitore pergjate gjithe sezonit prestigjiozja italiane analizon problemet e ferrarit nuk eshte faji vetem i keqmenaxhimit 68e3e470122df
Lajmi i mëparshëm

Asnjë fitore përgjatë gjithë sezonit, prestigjiozja italiane analizon problemet e Ferrarit: Nuk është faji vetëm i keqmenaxhimit

vrasja e gjyqtarit brenda salles se apelit reagon dhoma e avokatise 68e3e87410a26
Lajmi i radhës

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë

Të fundit nga

ShkoLartë