Moska ka hedhur poshtë idenë e një takimi trepalësh me SHBA-në dhe Ukrainën në Miami, ndërsa po zhvillohen bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Samiti trepalësh ishte propozuar nga Uashingtoni, siç bëri me dije presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për pjesëmarrjen e mundshme evropiane. Por këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov mohoi se ka përgatitje për një takim midis të dërguarve amerikanë, ukrainas dhe rusë në Miami.
“Deri më tani, askush nuk ka folur seriozisht për këtë iniciativë dhe, për aq sa di unë, ajo nuk është duke u përgatitur. Ky nuk është një parashikim. Jam i sigurt se propozimet që evropianët dhe ukrainasit kanë bërë ose po përpiqen të bëjnë sigurisht që nuk e përmirësojnë tekstin dhe nuk përmirësojnë mundësinë e arritjes së paqes afatgjatë”.”, tha Ushakov.
Ndërkohë, Kirill Dmitriev, i dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, u tha gazetarëve pas takimit të tij me të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, se bisedimet ishin konstruktive dhe do të vazhdonin të dielën.
Burimi: botasot.info


