birn kqz propozon 1 jave fushate per zgjedhjet e pjesshme vendore te 9 nentorit 68de9c3f5aa9e

BIRN: KQZ propozon 1 javë fushatë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit

October 2, 2025
1 minut lexim

Sipas projekt-akteve të përgatitura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, propozohet që data 1 nëntor të jetë çelja e fushatës zgjedhore, duke u lënë kështu kandidatëve vetëm 8 ditë kohë për fushatë.

Zgjedhjet e pjesshme pritet të mbahen në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në Tiranë, procesi është i kontestuar ligjërisht në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj, i cili e konsideron shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave si antikushtetues.

KQZ propozpn që partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje të regjistrohen deri më 11 tetor, ndërsa për emrat e kandidatëve propozohet 19 tetori si afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit.

Afatet proceduriale po ashtu parashikojnë koalicionet zgjedhore të paraqesin kërkesën për regjistrim deri më 16 tetor, ndërsa zyrat e Gjendjes Civile në këto bashki të hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6 tetor. Procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit) në të gjitha qendrat e votimit.

Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve në këto bashki erdhi menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e njoftoi zyrtarisht për vakancat dhe pse disa prej tyre vakanca ishin krijuar prej disa muajsh.

Në Tiranë zgjedhjet janë të kontestuara pasi një procedurë shkarkimi i nisur nga Këshilli Bashkiak dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave është ankimuar nga avokatët e Veliajt bazuar në nenin 115 të Kushtetutës që parashikon ‘pezullimin’ e shkarkimit deri në një vendim të gjykatës.

Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u dorëhoqën që në mars për t’i hapur udhë kandidimit të tyre si deputetë, kryebashkiaku i Vlorë u dorëhoq disa javë më parë pasi kryeministri ndërhyri drejpërdrejt në kompetencat e tij duke kërkua shkarkimin e drejtorëve bashkiakë. Në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla dha dorëheqjen nga detyra pasi u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re./BIRN

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fatmir limani nuk ka shoqeri te emancipuar pa respektuar grate vlen me 35 kandidate femra ne listen per keshilltare ne kercove 68de9ad1a246c
Lajmi i mëparshëm

Fatmir Limani: Nuk ka shoqëri të emancipuar pa respektuar gratë/ VLEN me 35% kandidate femra në listën për këshilltarë në Kërçovë

elozhe per rivalin 68de9c95afcdb
Lajmi i radhës

Elozhe për rivalin

Të fundit nga

ShkoLartë