bileta e autobusit ne kamez u rrit me 50 leke pl thirrje anulojeni po rendoni xhepat e qytetareve 690f47946734f

Bileta e autobusit në Kamëz u rrit me 50 lekë, PL thirrje: Anulojeni, po rëndoni xhepat e qytetarëve

November 8, 2025
1 minut lexim

Partia e Lirisë kërkon anulimin e rritjes me 10 lekë të tarifës së biletës së autobusit në Kamëz. PL thotë se shërbimi nuk e justifikon çmimin, pasi qytetarët përballen çdo ditë me trafikun, rrugët e prishura dhe vonesa të autobusëve.

“Bashkia Kamëz së fundmi me anë të një vendimi të Këshillit Bashkiak ka vendosur rritjen e çmimit të biletës së autobusit nga 40 në 50 lekë, si dhe të abonesë mujore nga 1 200 në 1 400 lekë. Ky vendim është i padrejtë, i pamenduar dhe thellësisht i dëmshëm për qytetarët që përballen çdo ditë me çmime në rritje dhe shërbime publike që degradojnë nga dita në ditë”, tha Arla Merja.

Në një deklaratë nga selia, sekretarja për Marrëdhëniet me Publiku, Arla Merja denoncoi kushtet në transportin urban të bashkisë së Kamzës.

Në vend që të përmirësojë cilësinë e transportit publik, Bashkia Kamëz ka zgjedhur të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve. Autobusët që qarkullojnë në linjat Kamëz–Tiranë janë të amortizuar, shpesh pa ajër të kondicionuar, me ndenjëse të dëmtuara dhe kushte të papranueshme higjienike. Udhëtimi me to është lodhje dhe poshtërim për qytetarët që çdo mëngjes përpiqen të arrijnë në punë apo në shkollë.

Përveç kushteve të këqija, qytetarët përballen çdo ditë me vonesa të mëdha për shkak të trafikut galopant dhe mungesës së menaxhimit urban. Autobusët vijnë rrallë, shpesh plot përtej kapacitetit, dhe njerëzit detyrohen të udhëtojnë në këmbë, ngjeshur, në temperatura ekstreme. Këto nuk janë kushte për një qytet që pretendon të jetë pjesë e zhvillimit”, tha ajo.

Vendimi për rritjen e biletës nga 40 lekë në 50 lekë u mor nga Këshilli Bashkiak i Kamzës më 31 tetor, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është rritur nga 1400 lekë në 1600 lekë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dyshimet per ryshfet ne bujqesi nikollovski rrezikohet programi ipard 3 ne vlere te 128 milione e 690f458f8e0d9
Lajmi i mëparshëm

Dyshimet për ryshfet në bujqësi, Nikollovski: Rrezikohet programi IPARD-3 në vlerë të 128 milionë €

bushi flet per duelet me moldavine dhe ukrainen na sherbejne per europianin 690f47f360cab
Lajmi i radhës

Bushi flet për duelet me Moldavinë dhe Ukrainën: Na shërbejnë për Europianin

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë