bilanci tragjik i zjarrit ne gramsh perfundon vleresimi i demeve fatura shkon ne 31 mln leke 68f8c306cccd2

Bilanci tragjik i zjarrit në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, fatura shkon në 31 mln lekë

October 22, 2025
1 minut lexim

Në Gramsh ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit, i cili për disa ditë me radhë shkrumboi disa fshatra.

Një faturë prej rreth 31 milionë lekë të reja i është dërguar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të nisur më pas me ndërhyrjet.

Sipas grupeve të punës të cilët u angazhuan për ditë të tëra në evidentimin e çdo dëmi, janë 68 shtëpi të djegura, prej tyre 10  plotësisht dhe 42 pjesërisht për të cilat zyra e urbanistikës në Bashkinë e Gramshit po harton projektet e rindërtimit apo rikonstruksionit.

Në bilancin e dëmeve veç banesave janë përllogaritur edhe dëmet në bagëti, të mbjella, stallat dhe pyjet.

Për shkak të zjarrit në fshatrat e Njësisë Skëndërbegas, por edhe të njësive të tjera që u prekën më lehtë, ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë.

Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada gjermane me thirrje per fokus ne procesin e berlinit 68f8c26116af8
Lajmi i mëparshëm

Ambasada gjermane me thirrje për fokus në Procesin e Berlinit

gazetaret e burgosur andrzej poczobut dhe mzia amaglobeli e fitojne cmimin sakharov 2025 68f8c374e169b
Lajmi i radhës

Gazetarët e burgosur, Andrzej Poczobut dhe Mzia Amaglobeli, e fitojnë Çmimin Sakharov 2025

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë