bilall kasami tetova ka gjetur rrugen e drejte dhe nuk kthehet me pas 6903d176c3ba0

Bilall Kasami: Tetova ka gjetur rrugën e drejtë dhe nuk kthehet më pas

October 30, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati i VLEN-it për mandatin e dytë, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim me qytetarë dhe biznese në Rrugën e Butiqeve, së bashku me deputeten Merita Koxhaxhiku, aktivistë dhe funksionarë të subjektit.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kasami vlerësoi transformimin që ka përjetuar Tetova gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se puna dhe zhvillimi do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mandatin e ardhshëm.

“Ngado që shkojmë, vërehet entuziazëm i madh që zhvillimi i Tetovës të vazhdojë më tutje. Tetova e ka gjetur rrugën e drejtë dhe nuk kthehet në të kaluarën e zymtë,” theksoi Kasami.

Ai shtoi se synimi i tij dhe i ekipit të VLEN-it është që Tetova të bëhet një qytet më i mirë, më i zhvilluar dhe më funksional, një qytet me të gjitha nishanet, për fëmijët dhe për gjeneratat që vijnë pas.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nese ke keto 8 gjera ne lidhjen tende mund te kesh sindromen uendi 6903c7f166ca2
Lajmi i mëparshëm

Nëse ke këto 8 gjëra në lidhjen tënde, mund të kesh Sindromën Uendi!

ndotja ne liqenin e prespes eshte alarmante 6903d8904160d
Lajmi i radhës

Ndotja në Liqenin e Prespës është alarmante

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë