bilall kasami shpall kandidaturen per ti dhene hov zhvillimit te tetoves 688d3845209da

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

August 1, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 1 gusht – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar edhe zyrtarisht rikandidimin e tij për një mandat të dytë në krye të qytetit. Në postimin e tij në Facebook, ai theksoi se mandati i parë ishte periudha e shpëtimit të Tetovës nga degradimi i trashëguar, ndërsa mandati i dytë do të jetës i ndërtimit sipas vizionit të përbashkët me qytetarët.

Kasami kujtoi se në vitin 2021 mori një komunë të zhytur në borxhe, me administratë të paralizuar, jetë publike të shuar dhe infrastrukturë të rrënuar, por me angazhim dhe punë të përbashkët, u kthye funksionaliteti dhe u hodhën bazat për zhvillim.

“Tetova Evropiane është ëndrra jonë. Themelin e saj e vendosëm në vitet 2021–2025. Tani është koha për ndërtimin e saj të plotë në periudhën 2025–2029,” shkruan Kasami.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që edhe një herë të bashkohen për t’i dhënë hov zhvillimit të Tetovës, duke theksuar se amaneti për qytetin nuk guxon të kthehet në duart që e lanë në rrënim.
“Në mandatin e parë e shpëtuam Tetovën, në mandatin e dytë do ta ndërtojmë atë”, thotë Kasami

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tjeter incident ne ishullin italian pas plagosjes me thike te dy te rinjve perdhunohet nje e mitur 688d3538ebb57
Lajmi i mëparshëm

Tjetër incident në ishullin italian, pas plagosjes me thikë të dy të rinjve, përdhunohet një e mitur

shba dhe pakistani arrijne marreveshje per rezervat e naftes 688d3b153c6aa
Lajmi i radhës

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Të fundit nga

Teyana Taylor dhe Demi Moore shkëlqejnë në Paris

Teyana Taylor tërhoqi vëmendjen duke u shfaqur me një fustan transparent prej dantelle, pa sytjena, teksa ajo dhe Demi Moore udhëhoqën parakalimin e yjeve në shfaqjen Haute Couture të Schiaparelli gjatë Javës

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën 11 persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike. Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur
ShkoLartë