BILALL KASAMI

Bilall Kasami për 28 Nëntor: T’i mbajmë gjallë vlerat me punë dhe dinjitet

November 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka uruar qytetarët me rastin e Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke rikujtuar rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe sakrificat e brezave që kontribuuan në ndërtimin e shtetit shqiptar.

Në urimin e tij, Kasami theksoi se kjo ditë simbolizon ëndrrën e madhe të shumë gjeneratave, të cilët me guxim dhe vizion vendosën themelet e kombit. Ai theksoi se detyra e sotme e institucioneve dhe qytetarëve është të ruajnë dhe të përçojnë këto vlera përmes punës së ndershme, përkushtimit dhe përgjegjësisë ndaj vendit.

“Duke nderuar historinë, le ta marrim atë si udhërrëfyes për të realizuar ëndrrat e kësaj gjenerate dhe të atyre që vijnë,” u shpreh Kasami, duke uruar të gjithë qytetarët:

“Gëzuar Ditën e Flamurit!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

viti 2026 vjen me fat per dy shenja te horoskopit 692992f4cb74b
Lajmi i mëparshëm

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit!

CESHME
Lajmi i radhës

Uji në shkollën “Dimo Haxhi Dimov” është i sigurt, priten rezultatet nga ISHP

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë