bilall kasami opsioni i vetem eshte vlen aliu e ka gabuar fushaten 68e2d6a266386

Bilall Kasami: Opsioni i vetëm është VLEN, Aliu e ka gabuar fushatën

October 5, 2025
1 minut lexim

Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN sonte dha arsyet se pse në Tearcë duhet të rrethohet numri 7 dhe të votohet për Daut Memishin.

Ajo që dihet në këto zgjedhje, sipas tij, është se kemi një opsion që garon për zgjedhjet lokale dhe se opsioni tjetër siç shton, “nuk garon për zgjedhjet lokale”.

“Ju e dini se artikulimi i tyre në gjithë fushatën është se kontestojnë legjitimitetin e VLEN, dhe ata duan votën tuaj për pushtetin lokal për të tentuar për të ardhur në pushtetin qendror. Me këtë vetvetiu tregojnë se në nëndijen e tyre nuk kanë dalë për të ofruar program dhe kandidatët më të mirë, sepse halli i tyre nuk është Tearca, halli i tyre është si të vijnë në kolltukët e tyre të ngrohta të pushtetit në Shkup që i shfrytëzuan për 20 vite”, tha Kasami gjatë tubimit në Tearcë.

Në këto zgjedhje, Kasami tha se opozitës madje i intereson vota që të kërkojnë pastaj zgjedhje të parakohshme, por realisht për zgjedhje lokale opsioni i vetëm është VLEN, ndaj edhe nuk u ikin temave që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.

“Në zgjedhjet parlamentare ne fituam dhe ne përfaqësojmë shqiptarët. Prandaj, edhe njëherë po i themi Aliut dhe opozitës se e keni gabuar fushatën në kohë dhe hapësirë, në zgjedhjet lokale duhet të ofroni kandidatët dhe programin më të mirë dhe këtë po e bëjmë ne dhe nuk ikim nga diskutimet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve”, ka thënë Kasami.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e dashura e blake lively ne albumin e ri te taylor swift a jane ende shoqe 68e2d271db6e6
Lajmi i mëparshëm

E dashura e Blake Lively në albumin e ri të Taylor Swift! A janë ende shoqe?

feti abazi shpalos 7 projekte per fshatin kallnik 68e2dc6d0f88a
Lajmi i radhës

Feti Abazi: Shpalos 7 projekte, për fshatin Kallnik

Të fundit nga

ShkoLartë