bilall kasami kur grate degjohen shoqeria ecen perpara 68ea93d0a306b

Bilall Kasami: Kur gratë dëgjohen, shoqëria ecën përpara

October 11, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 11 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltar Albi Qamili mori pjesë sot në një panel të organizuar nga Forumi i Gruas së VLEN-it në Tetovë, me temë “Zëri i grave në vendimmarrje”.

Kasami para një numri të madh grash deputete dhe funksionare u shpreh se ishte i lumtur të dëgjonte historitë dhe përvojat e grave që çdo ditë japin kontribut të çmuar për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Besoj thellë se pa zërin dhe energjinë e gruas, asnjë ndryshim i vërtetë nuk mund të ndodhë,” – deklaroi Kasami.
Ai theksoi se roli i gruas në politikë nuk duhet të jetë simbolik, por thelbësor, duke shtuar se aty ku gratë marrin pjesë në vendimmarrje, “vendimet janë më të mençura, më njerëzore dhe më afër njerëzve.”

Në përmbyllje, kryetari i Tetovës falënderoi gratë e Forumit të Gruas së VLEN-it për përkushtimin, guximin dhe dashurinë me të cilën, siç tha ai, “i japin frymë Tetovës sonë çdo ditë.”

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami pa zerin dhe energjine e gruas asnje ndryshim i vertete nuk mund te ndodhe 68ea8cb713774
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Pa zërin dhe energjinë e gruas, asnjë ndryshim i vërtetë nuk mund të ndodhë

visar ademi eshte koha qe ta pastrojme gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindertojme ekonomine 68ea94721bf93
Lajmi i radhës

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

Të fundit nga

Koncepti unik i Fordit del në shitje

Një nga eksperimentet më të çmendura aerodinamike të Ford është rishfaqur në vendin më të zakonshëm të mundshëm. Ford Probe IV, i cili prej kohësh mendohej se ishte humbur ose ishte hedhur
ShkoLartë