bilall kasami kjo seshte vetem fushate por edhe mision jetik per ta ndryshuar tetoven 68e0dc579c779

Bilall Kasami, kjo s’është vetëm fushatë, por edhe mision jetik për ta ndryshuar Tetovën

October 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, sonte ka mbajtur tubim me banorët në lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.

Në prezencë të shumë mbështetësve, Kasami tha se “kjo nuk është vetëm fushatë politike, por edhe mision i jetës së tij, ta ndryshojë Tetovën”.

“Në këto lagje jam rritur, këtu jetoj dhe çdo ditë ndaj të mirat e të këqijat me ju. Prandaj, kjo nuk është vetëm fushatë politike për mua, është misioni i jetës sime, të ndryshojmë Tetovën bashkë!”.

“Energjia që ndjeva sonte ishte dëshmi e qartë se lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi janë gati për ta vazhduar ndryshimin, se Tetova është gati të ngrihet fuqishëm dhe të mos kthehet më prapa”, ka shkruar Kasami, duke kërkuar mbështetje që më 19 tetor të vuloset fitorja e madhe në Tetovë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

6 fraza qe mund te sinjalizojne se dikush po genjen sipas ia 68e0d83216115
Lajmi i mëparshëm

6 fraza që mund të sinjalizojnë se dikush po gënjen, sipas IA

moti sot pjeserisht me vranesira dhe periudha me diell 68e0e8cf400ad
Lajmi i radhës

Moti sot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell

Të fundit nga

ShkoLartë