bien ndjeshem temperaturat parashikimi i motit per sot 9 korrik 2025 686e00335b6a3

Bien ndjeshëm temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

July 9, 2025
1 minut lexim

Depërtimi i një masë ajrore të freskët dhe të lagësht me origjinë Veriore do të diktojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë orëve të paradites.

Në zonat veriore priten edhe rrebeshe shiu. Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, gjatë mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale në Verilindje të territorit deri në 32°C pritet maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi ditor e merkure 9 korrik 2025 686ded73cda1b
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e mërkurë 9 korrik 2025

perpjekja e 44 te per konstituimin e kuvendit sot serish mblidhen deputetet 686e00ac35570
Lajmi i radhës

Përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit – sot sërish mblidhen deputetët

Të fundit nga

ShkoLartë