bie numri i lindjeve ne kosove 68f1198fa36ab

​Bie numri i lindjeve në Kosovë

October 16, 2025
1 minut lexim

Në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 284 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 232 lindje janë femra.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6.4 për qind, krahasuar me muajin korrik 2025.

Ndërkaq, gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve.

Po ashtu sipas ASK-së, në muajin gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 972 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht ka rritje të numrit të kurorëzimeve për 59,5%.

Ndërsa, në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, ku krahasuar me muajin korrik 2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për (-45,2%).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO KOSTOVSKI
Lajmi i mëparshëm

Kostovski nis ofensivën e madhe ndërtimore në Luboten: Pas 27 vitesh, po rindërtohen të gjitha rrugët kryesore!

te parit ne sy njeri tjetrin nuk eshte gjithmone shenje e mire 68f11ab24e933
Lajmi i radhës

Të parit në sy njëri-tjetrin, nuk është gjithmonë shenjë e mirë

Të fundit nga

ShkoLartë