bie cmimi i naftes ne shqiperi 6afc7c7c11031

Bie çmimi i naftës në Shqipëri

November 17, 2026
1 minut lexim

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbledhjen e të martës ka miratuar çmimet e reja për karburantet.

Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 207  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 70 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë  58 lekë/litër për automjetet.

Gjithashtu, çmimi i gazoilit  për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati tome gashi njofton kallezim penal ndaj prokurorit qe dergoi ne paraburgim blegtorin pas rastit me lopen ne oborrin e gjykates 6afc7c2118c88
Lajmi i mëparshëm

Avokati Tomë Gashi njofton kallëzim penal ndaj prokurorit që dërgoi në paraburgim blegtorin pas rastit me lopën në oborrin e Gjykatës

gjermania ndan 300 milione dollare ndihme ushtarake per ukrainen 6afc7c8512cc5
Lajmi i radhës

Gjermania ndan 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë