bianca censori provokon serish ne tokio perkrah kanye west 687cc272e6762

Bianca Censori provokon sërish në Tokio përkrah Kanye West

July 20, 2025
1 minut lexim

Bianca Censori, bashkëshortja e reperit Kanye West, ka tërhequr vëmendjen sërish me paraqitjen e saj provokuese në Tokio, vetëm pak ditë pas publikimit të një seti sensual fotografish me të brendshme të bardha.

Çifti, që ndodhet në Japoni prej muajsh për shkak të problemeve ligjore të West, u pa në një qendër tregtare luksoze, ku Bianca kishte zgjedhur një veshje që i ekspozonte format trupore – një bluzë të zezë të ngushtë dhe pantallona shumë të shkurtra prej spandeksi.

Ndërsa Censori eksploronte produktet e makijazhit në një dyqan të MAC Cosmetics, West qëndronte disa hapa larg, i veshur me një stil më të mbyllur dhe sportiv, shkruan DailyMail.

Image

Kanye West dhe Bianca Censori

Dy ditë më parë, Bianca publikoi në Instagram fotografi të realizuara nga vetë reperi në dhomën e hotelit të tyre, ku shfaqej me të brendshme dantelle në poza të nxehta dhe me paruke bionde.
Ajo i shoqëroi fotografitë me përshkrimin: “Japonia, tetor 2024, fotografuar nga @ye”.

Ndërkohë, prania e çiftit në media nuk ka qenë vetëm për shkak të fotografive sensuale. West është përfshirë në një proces gjyqësor pas akuzave të rënda për sulm dhe trafikim seksual nga ish-asistentja e tij, Lauren Pisciotta.

Image

Kanye West dhe Bianca Censori

Zëdhënësit e reperit kanë hedhur poshtë akuzat si “trillime të papërgjegjshme”, ndërsa avokatja e Pisciotta-s ka deklaruar se vetë Kanye ka pranuar publikisht disa nga akuzat.

Pavarësisht polemikave dhe përballjeve ligjore, Bianca dhe Kanye vazhdojnë të jenë aktivë në rrjetet sociale dhe në publik, duke sfiduar kritikat me stilin e tyre të guximshëm dhe të pashoq. 

Image

Kanye West dhe Bianca Censori

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu investime 32 milione euro ne infrastrukturen shkollore eshte rritur dukshem buxheti per studentet dhe shkencen 687cc0ceb8251
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Investime 32 milionë euro në infrastrukturën shkollore, është rritur dukshëm buxheti për studentët dhe shkencën

paditet shkupjani ne shtepine e te cilit u gjet arme dhe municion 687cc6aca85fc
Lajmi i radhës

Paditet shkupjani në shtëpinë e të cilit u gjet armë dhe municion

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë