Bianca Censori ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të guximshme, duke u shfaqur me një bodysuit të ngushtë pas trupit, të zbukuruar me gurë shkëlqyes, teksa pozonte mbi bashkëshortin e saj, reperin Kanye West, i cili kishte mbuluar fytyrën me maskë.
Arkitektja australiane, e njohur për zgjedhjet e saj provokuese në modë, edhe kësaj radhe ka spikatur me një veshje që theksonte linjat e saj trupore dhe binte në sy për detajet vezulluese.
Ndërkohë, Kanye West u shfaq me fytyrën e mbuluar, duke ruajtur stilin misterioz që e ka karakterizuar në paraqitje të ndryshme publike.

Çifti, i cili shpesh bëhet temë diskutimi për paraqitjet e tyre të pazakonta, vazhdon të tërheqë interesin e mediave rozë dhe të publikut me zgjedhjet e tyre të veçanta në veshje.
Paraqitja e fundit e Bianca Censorit edhe një herë ka vënë në pah stilin e saj të guximshëm, që shpesh sfidon normat tradicionale të modës.

Burimi: botasot.info


