FB IMG 1775930706191

Bexheti zbulon skandalin: BDI në vitin 2005 u pajtua të nënshkruaj deklaratë se MO-ja është realizuar me sukses! 

April 11, 2026
1 minut lexim

Ish kryetari i PPD-së, Abdulmenaf Bexheti në një intervistë për “Lajm” ka zbardhur një fakt skandaloz lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Në vitin 2005 në Ohër, thekson ai, BDI dhe PDSH ishin pajtuar të nënshkruajnë deklaratë se Marrëveshja e Ohrit realizohet me sukses, ndërsa vetëm PPD e cila atë kohë kishte vetëm dy deputetë, “kishte refuzuar ta nënshkruante të njëjtën”.

“Në Ohër kemi pasur një takim me ndërmjetësim të ambasadës amerikane, ku kanë marrë pjesë partitë parlamentare shqiptare, BDI dhe PDSH, PPD asokohe me dy deputetë. Ambasadorja amerikane, presidenti i shtetit, kryeministri që në atë kohë ishte drejtori aktual i Bankës komerciale, kërkonin të nënshkruajmë një deklaratë publike me të cilin duhet të pajtohemi të gjitha partitë, dy ato maqedonase VMRO- DPMNE dhe LSDM dhe tre partitë parlamentare shqiptare, që të inkurajohet procesi dhe të konstatohet se është në drejtim të mbarë rrugëtimi rreth realizimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Bexheti.

Unë refuzova ta nënshkruajë atë deklaratë, thekson Bexheti, sepse realisht siç shton, “gati as 2 për qind nuk ishte përmbushur Marrëveshja e Ohrit dhe kundërshtoja sepse dy subjektet shqiptare që ishin të përfaqësuara atëherë nga Arbën Xhaferi dhe kryetari aktual i BDI-së Ali Ahmeti, në një mënyrë donin ta margjinaliziojnë PD-në.

“Por ambasada amerikane insistonte se PPD ishte nënshkruese e Marrëveshjes së Ohrit dhe de fakto ne nuk e nënshkruam atë deklaratë”, ka thënë Bexheti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

north west shfaqet ne coachella pa prinderit me stil te guximshem dhe floke blu 69da87b977790
Lajmi i mëparshëm

North West shfaqet në Coachella pa prindërit, me stil të guximshëm dhe flokë blu

venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0
Lajmi i radhës

Azizi: Qeveria i dha dritë jeshile Ligjit për shtesa rinore, 70 për qind e të rinjve deri 29 vjeç përfitues të Planit opetativ për punësim 2025

Të fundit nga

ShkoLartë