bexheti shqiptaret kane te drejten te kerkojne rregullim te ri shteteror 69e5fc2e2090f

Bexheti: Shqiptarët kanë të drejtën të kërkojnë rregullim të ri shtetëror

April 20, 2026
1 minut lexim
blerim bexheti saraj

-E ripërsëris, se shqiptarët kanë të drejtën legjitime, të hapin një debat të gjerë ndër shqiptar, për rregullim të ri shtetëror, dhe vetë të përcaktojnë se si duan dhe ku duan të jetojnë, tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti në konferencën e sotme për shtyp, ku mes tjerash akuzoi qeverinë për mos-respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për bllokim të procesit eurointegrues, përcjell TV21.

“Në shtet ne realisht kemi problem serioz ku, i ftoj edhe popullatën maqedonase, por edhe shqiptare, nëse ka nevojë edhe të bisedojmë edhe si e lexojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe si e kuptojmë. Do të jeni dëshmitarë, se qëllimi i gjithë këtyre veprimeve dhe presioneve politike bëhet për këtë dhe për procesin integrues, dhe nëse nuk ka dakordësi, shqiptarët kanë të drejtën legjitime që të kërkojnë rregullim të ri shtetëror, dhe vetë të përcaktojnë se si, dhe ku duan të jetojnë”, tha mes tjerash Bexheti.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

voziti 178 km h ne rrugen tetove gostivar ndalohet shoferi nga gostivari 69e5fae1b2d51
Lajmi i mëparshëm

Voziti 178 km/h në rrugën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Gostivari

Të fundit nga

ShkoLartë