bexheti kompania e femijeve te mi eshte ligjore po behet senzacionalizem 695c0674df33c

Bexheti: Kompania e fëmijëve të mi është ligjore, po bëhet senzacionalizëm

January 5, 2026
1 minut lexim

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve mediatike për kompaninë e themeluar nga dy fëmijët e tij madhorë, duke i quajtur ato të pavërteta dhe senzacionaliste, informon PressOnline.al

Bexheti thekson se kompania është hapur në mënyrë plotësisht ligjore dhe transparente, nuk ka fituar asnjë tender, nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka nisur aktivitet biznesi. Sipas tij, po ndërtohet artificialisht një “skandal” për të njollosur emrin e tij dhe familjen.

Ai sqaron se e vetmja çështje lidhet me mosdeklarimin me vonesë të kompanisë në Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), duke shtuar se nëse vlerësohet si obligim ligjor, është i gatshëm ta paraqesë.

Reagimi vjen pasi Radio Evropa e Lirë raportoi se fëmijët e tij kanë themeluar kompani me veprimtari ndërtimore.

“Kur nuk kanë argumente kundër meje, sulmojnë fëmijët e mi,” përfundon Bexheti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjorgjievski nuk ka kompromis me ndotesit jane shqiptuar denime deri 53 000 euro 695c05b72c27a
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski: Nuk ka kompromis me ndotësit, janë shqiptuar dënime deri 53.000 euro

lapaj une ia kam fajin belinda ballukut coi 53 mln euro ne drejtim te paditur rama e ka marre ne mbrojtje 695c12f5b24a0
Lajmi i radhës

Lapaj: Unë ia kam fajin Belinda Ballukut, çoi 53 mln euro në drejtim të paditur. Rama e ka marrë në mbrojtje

Të fundit nga

ShkoLartë