betohet kastrati ben homazhe te varrezat e deshmoreve ne malisheve e klecke 6930619555510

Betohet Kastrati, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë e Kleçkë

December 3, 2025
1 minut lexim

Ekrem Kastrati, u betua sot për mandatin e dytë si kryetar i komunës së Malishevës.

Kastrati u zotua se do të jetë kryetar i të gjithëve, padallim.

Ai pas betimit ka bërë homazhe të varrët e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Postimi i plotë:

Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa dallim!

Sot dhashë betimin për mandatin tim të dytë si Kryetar i Komunës së Malishevës, një nder i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme ndaj qytetarëve që më besuan masivisht.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata që sot morën pjesë në seancën solemne, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëpunëtorët, partnerët e koalicionit, anëtarët e asamblesë, administratën, strukturat e sigurisë, klerin, shoqërinë civile, mediat dhe mërgatën.

Mirënjohje e përhershme për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri.

Mirënjohje të veçantë për familjen time, për përkrahjen dhe forcën që më japin çdo ditë.

Urime mandatin e ri të gjithë anëtarëve të Asamblesë Komunale.

Malisheva ka ecur shumë përpara me projektin e Malishevës Urbane, dhe do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në katër vitet e ardhshme!

Faleminderit për besimin. Zoti na ndihmoftë e na priftë e mbara!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqyrtimi i ankimimit te pezullimit te ballukut ne kushtetuese shtyhet seanca 69305f743a04a
Lajmi i mëparshëm

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

kim kardashian publikon prapaskenat glamuroze te serialit te saj alls fair 693062b4ab763
Lajmi i radhës

Kim Kardashian publikon prapaskenat glamuroze të serialit të saj All’s Fair

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë