besnik tahiri kurtit presidentin nuk do ta merr sdo te kete parti shtet 6a81a3b546cb4

​Besnik Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

August 16, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri është shprehur i vendosur se pozitën e Presidentit nuk do të lejojnë ta merr Lëvizjes Vetëvendosje.

“Presidentin nuk do ta merr pa pasur një pozicion konsesnsual, pa marrë parasysh kush çfarë pozicioni ka për shkak se ajo është një figurë që duhet të reflektojë unitetin dhe jo partinë. Ne do të punojmë që të pengojmë kthimin e Republikës së Kosovës në parti-shtet”, tha Tahiri.

Më tej, ai tha se nuk mund të ketë marrëveshje politike kur Kuvendi ende nuk është konstituar.

Tahiri duke përmendur faktin se iu është parandaluar hyrja në Kuvend, kërkoi se mbi cfarë baze po kërkohet marrëveshja politike.

“Qysh mundet me pasur marrëveshje politike kur nuk ka Kuvend të konstituum. Mbi cfarë logjike mund të arrihet një marrëveshje politike kur neve na u ka parandalua hyrja në Kuvend dhe Kuvendi nuk ekziston i konstituar, mbi çfarë baze”, tha ai.

Sot, deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë tentuar sërish të futen në sallën e kuvendit, por ajo ishte e mbyllur për ta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

persona te armatosura depertojne thelle ne pelister rojet dhe policia hetojne rastin 6a818d2de6e9f
Lajmi i mëparshëm

Persona të armatosura depërtojnë thellë në Pelister, rojet dhe policia hetojnë rastin

atentati i deshtuar ne elbasan 52 vjecari donte te hakmerrej per plagosjen e te vellait pas 15 vitesh 6a81a42f9364a
Lajmi i radhës

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë