berlini dislokon aeroplane luftarake ne poloni per shkak te droneve ruse 6931e47578b4f

Berlini dislokon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dronëve rusë

December 4, 2025
1 minut lexim

Gjermania ka dislokuar pesë aeroplanë luftarakë Eurofigher dhe 150 pjesëtarë të personelit në qytezën polake të Malborkit, për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë, thanë Forcat Ajrore gjermane më 4 dhjetor, në përgjigje të inkursioneve me dronë rusë në muajin shtator.

Aeroplanët luftarakë polakë F-16, ata holandezë F-35, aeroplanët vëzhgues italianë AWACS dhe aeroplanë të tjerë të NATO-s u ngritën në ajër në një operacion për të rrëzuar dronët që hynë në hapësirën ajrore polake në muajin shtator.

Kjo ishte hera e parë që një anëtar i NATO-s ka qëlluar dronët që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Moska mohon se qëndron prapa këtij incidenti.

Aeroplanët gjermanë Eurofighters po operojnë si pjesë e misionit Roja Lindore e NATO-s dhe do të mbesin të dislokuar në Mabork – që gjendet rreth 60 kilometra nga Gdansku dhe 80 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit – deri në mars të vitit 2026, sipas Luftwaffe.

“Me këtë mision, ne po dërgojmë një tjetër mesazh të fuqishëm mbështetjeje për fqinjin tonë Poloninë dhe për NATO-n në tërësi”, tha shefi i Forcave Ajrore gjermane, Holger Neumann.

Gjermania ka dërguar gjithashtu aeroplanë luftarakë Eurofighter në Rumani si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës, mes tensioneve në rritje me Rusinë. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni evropian hapi te enjten nje hetim antitrust ndaj meta s pavaresisht presionit te shba se 6931e42fd1168
Lajmi i mëparshëm

Komisioni Evropian hapi të enjten një hetim antitrust ndaj Meta-s, pavarësisht presionit të SHBA-së

ngjarje e rralle pas 2 viteve lufte dhe mijera te vrareve martohen 54 cifte ne gaza 6931e62614f2c
Lajmi i radhës

Ngjarje e rrallë pas 2 viteve luftë dhe mijëra të vrarëve, martohen 54 çifte në Gaza

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë