berisha zhvillon takime me qytetare ne peje dhe ozdrim 693dfa1e8a3ca

Berisha zhvillon takime me qytetarë në Pejë dhe Ozdrim

December 14, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Bekë Berisha, ka zhvilluar dy takime me qytetarë në Pejë dhe Ozdrim, ku është takuar me bashkëluftëtarë, veteranë dhe të rinj nga rajoni i Istogut.

Gjatë këtyre takimeve, Berisha theksoi energjinë dhe vullnetin e madh të qytetarëve për të diskutuar rreth së ardhmes së Kosovës, zhvillimit dhe nevojës për tejkalimin e ngërçit aktual politik dhe shoqëror.

Postimi ne Facebook:

Dy takime, një qëllim!

Sot, Peja na mblodhi. Takova bashkëluftëtarë që nuk i kisha takuar prej kohësh, edhe pse ndamë të njëjtën fushëbetejë, takova veteranë, e të rinj nga Istogu… një energji që të bën të besosh tek e ardhmja.

Po ashtu, në Ozdrim, Pejë, u takuam me të gjithë kandidatët për deputetë.

Në çdo ndalesë, bisedat na kthenin te e njëjta fjalë: Kosova. Mes njerëzve u ndje qartë se askush nuk dëshiron të mbetet duarkryq. U fol për mundësitë që duhet të hapen, për vizionin që i takon këtij vendi dhe për vullnetin e qytetarëve që kërkojnë me ngulm të dalin nga ngërçi ku ndodhemi sot.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkencetaret gjejne metode te re per te transformuar mbeturinat plastike ne materiale te dobishme 693df9ef004ca
Lajmi i mëparshëm

Shkencëtarët gjejnë metodë të re për të transformuar mbeturinat plastike në materiale të dobishme

trump paralajmeron hakmarrje te ashper pas vrasjes se tre amerikaneve nga isis ne siri 693dfa61c4d3f
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron hakmarrje të ashpër pas vrasjes së tre amerikanëve nga ISIS në Siri

Të fundit nga

ShkoLartë