berisha u pergjigjet aleateve dalja nga institucionet i sherben rames 6ac0ebb2c2242

Berisha u përgjigjet aleatëve: Dalja nga institucionet i shërben Ramës

October 3, 2026
1 minut lexim

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politikë gjatë takimit në selinë blu, duke u ndalur te qëndrimi që duhet të mbajë opozita ndaj institucioneve. Ai argumentoi se braktisja e Kuvendit do t’i shërbente Edi Ramës, ndaj kërkoi që beteja opozitare të zhvillohet brenda tyre.

Sali Berisha u ka theksuar aleatëve opozitarë se paralelisht protestat duhet të përdoren si mjeti kryesor për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, duke treguar se as vetëm nga SPAK nuk mund të pritet.

“Kështu kemi të bëjmë me një njeri që e do me çdo kusht opozitën jashtë institucioneve. Kur të doni marrim vendimet dhe i diskutojmë, por dalja e opozitës jashtë institucioneve i shërben vetëm atij. Vetëm një gjë, ua them me përgjegjësi të plotë, dalja është interesi i tij absolut. Atë do.

Kjo është, ky është realiteti shqiptar. Ndaj dhe këtu rruga e vetme është protesta për largimin e tij. Zgjidhje tjetër, ne këtu do jemi… por të presësh se atë do ta largojë SKAP-i, nuk e largon kurrë, nuk i afrohet dot kurrë”, është shprehur Sali Berisha.

Propozimin e Sali Berishës për protesta e ka mbështetur edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili i ka bërë thirrje PD-së dhe aleatëve opozitarë që të organizojnë një protestë kombëtare në ditën kur pritet të votohet në Kuvend drafti i PS-së për Reformën Territoriale.

Gjatë tryezës me aleatët opozitarë, Blushi tha se protesta nuk duhet të kufizohet vetëm te banorët e 15 bashkive që parashikohet të preken nga reforma, por të shtrihet në të gjithë vendin, ndaj kërkon që më 8 Tetor opozita të dalë në protestë.

“Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit të Shqipërisë, për t’i treguar këtij kryeministri se zot në Republikën e Shqipërisë janë vetëm shqiptarët”, ka thënë Tedi Blushi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

imerlije saliu dhe izet mexhiti vizitojne gostivarin kerkojne veprime te shpejta per rikthimin e furnizimit me uje te sigurt 6a62c8e29568b
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Brukseli i vlerësoi pozitivisht reformat, vendi ka marrë 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

zgjedhjet vendore 2027 kqz leter partive votim dhe numerim elektronik ne 3 ose 4 bashki te medha 6ac0ec32c9fde
Lajmi i radhës

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ letër partive: Votim dhe numërim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha

Të fundit nga

Blerim Sejdiu: Dua ta bëj Zhelinën si Dubai

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka folur për zhvillimin e komunës dhe sfidat me të cilat përballet ajo, në emisionin “Pod Go” në Telegrafi. Sejdiu tha se synimi i tij
ShkoLartë