berisha thethi nje krim shteteror do bejme gjithcka qe te ndeshkohen autoret 68a316b371ba3

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

August 18, 2025
1 minut lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se shembjet në Theth janë një krim shtetëror.



Në një deklaratë për media, Berisha theksoi se do bëjnë gjithçka që të ndëshkohen autorët e shembjeve në Theth.

Sipas tij, ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar, dhe për këtë arsye të dëmtuarit duhet të shpërblehen.

“Që kjo qeveri vjedh dhe nuk zhdëmton, shko e pyet të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës, në Laç, në Kurbin, Lezhë, Tiranë dhe kudo. Këta janë të pamëshirë. Pasurohen dhe mbi fatkeqësinë.

Por, unë i garantoj të gjithë banorët e zonave të djegura, garantoj gjithashtu banorët e Thethit të cilët u përballën dhe ata me një krim shtetëror.

Edhe ajo që ndodhi në Theth është një krim i mirëfilltë shtetëror. Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar për ndërtime. Ndërtimet kanë qenë në tokat e tyre.

Edhe ai është një krim shtetëror dhe do të bëjmë gjithçka që ndaj krimit shtetëror, të ndëshkohen autorët dhe të dëmshpërblehen viktimat e krimit shtetëror”, tha Berisha.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti te tjeret po i nderrojne emrat vlen edhe para nje viti ishte vlen 68a31519b262c
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Të tjerët po i ndërrojnë emrat, VLEN edhe para një viti ishte VLEN

hapet edicioni i 43 te i seminarit te gjuhes pjesemarres rreth 200 studiues 68a318d2a0e04
Lajmi i radhës

​Hapet edicioni i 43-të i Seminarit të Gjuhës, pjesëmarrës rreth 200 studiues

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë