Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, deklaroi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është seksion i PS dhe shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme paqësore popullore për largimin e Edi Ramës.
“Rezulton në mënyrë absolute se për Edi Ramën ligji dhe Kushtetuta nuk ekziston dhe se SPAK-u është thjesht një seksion i Partisë Socialiste”, tha Berisha.
Sipas tij, shpresa e vetme është ajo që ai e cilësoi si kryengritje e fuqishme paqësore popullore” për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Ndaj dhe ajo që mbetet si shpresë e vetme është kryengritja e fuqishme paqësore popullore që çon në largimin e Edi Ramës.”, deklaroi Berisha.
Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që të mbështesin protestën rinore qytetare, e cila, po vijon prej më shumë se 50 ditësh.
“Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike, mbështetësve të kësaj partie, të mbështesin me të gjitha mundësitë dhe pa asnjë rezervë protestën rinore qytetare e cila po bën 50 e sa ditë pa ndërprerë”, tha Berisha.
Burimi: botasot.info


