berisha qendrimi i kryebashkiakeve te djathte i bazuar ne kushtetute jo ne udhezimet e partise 6874ebfabada8

Berisha: Qëndrimi i kryebashkiakeve të djathtë, i bazuar në Kushtetutë, jo në udhëzimet e partisë

July 14, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar edhe një herë atë që po ndodh në Theth me ndërtimet pa leje.

“Terrori shtetëror, dhuna dhe shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit, është një nga aktet më të rënda, më të paprecedentë në historinë e një vendi.

Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, si një pushtues i egër. Armiqësia e tij ndaj banorëve të Thethit tejkalon çdo armiqësi ndaj tyre deri tani.

Rama përdori praktikat më të ulëta morale, pabesinë më të madhe për të realizuar një projekt shkatërrimtar për banorët, projekt anti-shqiptar.

Në Theth nuk ekziston asnjë pëllëmbë “tokë e xanun”. Jo në Theth por as në veri, askund, pasi tokën e kanë trashëgimi shekullore”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me qëndrimin e kryetarëve të bashkive të djathta, Berisha tha se ata duhet të bazohen në ligj dhe Kushtetutë, jo në udhëzimet e partisë.

“Përballë i tha kryeministrit: Demokrati jam unë,. Ai u përpoq ta fyente duke i thënë demokrat. Ky bir xhelati ka tmerr fjalën demokrat se i përmbysi pushtetin e etërve. Nuk harron 20 shkurtin ku me autoblindë u transportua në tunele. Po i tha Qosja demokrat jam.

Krerët e bashkive të djathta qëndrimin e tyre duhet ta bazojnë në Kushtetutë dhe ligje, jo në udhëzimet e partisë.

Rama do të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë, ka shpërthyer në urrejtje ndaj të gjithëve”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dphm neser pasdite vende vende moti do te jete jostabil shume i nxehte te merkuren dhe te enjten ndersa me i fresket dhe me ere te premten 6874e2997114e
Lajmi i mëparshëm

DPHM: nesër pasdite vende-vende moti do të jetë jostabil, shumë i nxehtë të mërkurën dhe të enjten, ndërsa më i freskët dhe me erë të premten

ndeshje e bujshme por me pasoja drilon rama mbetet jashte ringut per nje muaj 6874ec71a0898
Lajmi i radhës

Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj

Të fundit nga

ShkoLartë