Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari për një rast dhune me protagonist djalin e Robi Llanajt në Vlorë.
Sipas mesazhit të publikuar nga kryedemokrati, djali i Llanajt, një person i njohur për policinë, ka dhunuar disa nxënës së një shkolle në qytetin bregdetar.
Episodi ka ndodhur gjatë festës së fundvitit të nxënësve, ku sipas asaj që thuhet në mesazhin që ka publikuar Berisha, djali i Llanajt ka hyrë breda festës pa qenë nxënës I shkollës dhe ka dhunuar të tjerët duke iu thyer pjatat në kokë. Sipas tij, policia dhe shkolla ka heshtur.
“Narkopolicia mbulon krimin!
Një bandit futet në festën e shkollës dhe thyen pjata në kokat e nxënësve. Policia mbulon krimin dhe hesht. Shkolla dhe mediat heshtin!
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt dhune ndaj nxënësve në shkollë dhe heshtjen para krimit të shëmtuar ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
“Mirëmëngjes Doktor .Të uroj shëndet.Po të vë në dijeni për një ngjarje që ka ndodhur në Vlorë.Nxënësit e shkollës Elite kishin mbrëmjen e vitit të ri te resorant Mira mare.Djali i një banditi (Robi Llanaj ) pa qenë nxënës shkolle ka paguar lekë dhe është futur te mbrëmja.
Dhe ka dhunuar nxënësit duke ju thyer pjatat në kokë.Për fat nuk ka pas viktima.Policia dhe mediat nuk japin asnjë njoftim.”, thuhet në postimin e Berishës.
Burimi: botasot.info


