berisha per protesten pd eshte e vendosur te mbeshtese revolten 6aef85be6e77a

Berisha për protestën: PD është e vendosur të mbështesë revoltën

November 7, 2026
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe forcave opozitare që të bashkohen në mbështetje të protestës.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se PD-ja do të mbështesë plotësisht revoltën e studentëve, ndërsa kërkoi krijimin e një fronti të përbashkët opozitar për largimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, do ta mbyll këtë fjalë timen me ftesën për të gjithë ju, të bashkohemi të mbështesim studentët.

Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin.

Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama.

Ju garantoj se Partia Demokratike është e vendosur t’i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë plotësisht të gjithë ata të cilët janë në këtë linjë.

Janë të pranishëm. Ftoj, ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë.

Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizje të madhe të paparë që po zhvillohet në Shqipëri.

Për t’u ndarë nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri që përgatit teknike apo kujdestare si të doni ta quajmë, që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do”, u shpreh Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paralajmerimi i eurodeputetit radoiciqi testi i pare serioz per beogradin 6aef856046561
Lajmi i mëparshëm

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin

krim trondites reagime nga mbare bota pas sulmit ne poloni 6aef85fa556ca
Lajmi i radhës

“Krim tronditës” – reagime nga mbarë bota pas sulmit në Poloni

Të fundit nga

ShkoLartë