berisha pas reagimit te vlen it certifikatat e keshilltareve ne shkup do te jene ne dy gjuhe 6902335235664

Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

October 29, 2025
1 minut lexim

Këshilltarët e koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit kanë reaguar ndaj lëshimit të certifikatave për mandatet e këshilltarëve vetëm në një gjuhë, duke e cilësuar këtë si pasojë të neglizhencës së udhëheqësisë së kaluar të Qytetit të Shkupit, të përbërë nga koalicioni BDI–Levica–Danella.

Zekerija Berisha në emër të, këshilltarëve të VLEN-it në Shkup thekson se mosrespektimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve është i papranueshëm dhe se ata kanë ndërmarrë menjëherë hapa për të kërkuar që dokumentet zyrtare të jenë në përputhje me ligjin dhe në dy gjuhë zyrtare.

“Pas reagimit tonë, KKZ ka pranuar kërkesën dhe nesër, në ora 10:00, do të marrim certifikatat e reja në dygjuhësi,” thuhet në njoftimin e këshilltarëve të VLEN-it.

Ata theksojnë se respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor dhe vlerë e barazisë, duke shtuar se VLEN mbetet gjithmonë në anën e ligjit, dinjitetit dhe respektit të gjuhës shqipe./ Zyrtare

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas disa vjetesh pauze mirsa kerceli po i kthehet skenes muzikore 690222126ab1a
Lajmi i mëparshëm

Pas disa vjetësh pauzë, Mirsa Kërçeli po i kthehet skenës muzikore

kanosi me arme policine kapet 46 vjecari ne durres 690234b6ad8b7
Lajmi i radhës

​Kanosi me armë policinë, kapet 46-vjeçari në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë