berisha nuk u paraqit per tu pyetur per 21 janarin reagon spak i cuam fletethirrje te shtepia por e kthyen me shenimin 691731b545004

Berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 Janarin, reagon SPAK: I çuam fletëthirrje te shtëpia, por e kthyen me shënimin…

November 14, 2025
1 minut lexim

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas pretendimit të Sali Berishës dhe sipas prokurorisë, dy urdhër-thirrje i janë dërguar ish-kryeministrit përmes shërbimit të postës.

Sipas SPAK në të dyja herët fletëthirrja është refuzuar të merret në dorëzim si nga rojet e banesës ashtu edhe nga stafi politik i tij në PD. Kërkesa e mbërritur nga SPAK në Kuvend nuk është pranuar të merret as nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.

SPAK ka insistuar për ta njoftuar ish kryeministrin edhe nëpërmjet postës elektronike. Pavarësisht 4 kanaleve të përdorura nga SPAK për njoftimin e ish kryeministrit ai deklaroi të enjte deklaroi se nuk është njoftuar për tu marrë në pyetje për katër vrasjet në bulevard më 21 Janar.

SPAK ka paralajmëruar se do të vijojë procedurat ligjore të njoftimit të Berishës ku ekspertet pasashikojnë se hapi i radhës i prokurorisë së posaçme do të jetë njoftimi i ish kryeministrit nëpërmjet Policisë gjyqësore.

Njoftimi i SPAK:

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
[email protected], më datë 10.11.2025.
Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

citaku i pergjigjet hoxhajt statuti e percakton se konventa duhet te mbahet brenda 5 ditesh 69173102569d8
Lajmi i mëparshëm

​Çitaku i përgjigjet Hoxhajt: Statuti e përcakton se konventa duhet të mbahet brenda 5 ditësh

rusia pengon komplotin per te varre zyrtarin e larte te qeverise ruse akuzon ukrainen 691733c5a596a
Lajmi i radhës

Rusia pengon komplotin për të varrë zyrtarin e lartë të qeverisë ruse, akuzon Ukrainën

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë