berisha narkoshteti eshte po aq i dobet sa partia e punes me 1990 ti japim goditjen perfundimtare 693b1d75a9916

Berisha: Narkoshteti është po aq i dobët sa Partia e Punës më 1990, t’i japim goditjen përfundimtare!

December 11, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në 35-vjetorin e themelimit të forcës së parë politike opozitare në vend pas rënies së diktaturës, se narkoregjimi i mazhorancës aktuale është në ditët më të vështira dhe po aq i dobët sa Partia e Punës në vitin 1990.

Ai bëri thirrje për t’i dhënë goditjen e fundit qeverisë dhe për t’u bërë partia e parë në të gjithë globin që rrëzon dy diktatura në tre dekada.

Berisha paralajmëroi edhe protesta të fuqishme kombëtare, me qëllim rrëzimin e qeverisë së narkoshtetit të parë në Evropë.

“Përballë kemi një Lubi Qeveri, që ka vjedhur miliardat e buxhetit shqiptar ndër vite. Ja ku jemi sot, u premtuam shqiptarëve se do shpëtojmë opozitën dhe e mbajtëm fjalën. Premtuan se do mbrojmë votën dhe e përmbushëm premtimin. Tani kemi misionin dhe premtimin për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë, për fitoren e Partisë Demokratike”, tha ai.

Më tej u shpreh se opozita aktualisht kishte kushtet dhe mundësitë për ta arritur rrëzimin e qeverisë, duke kaluar në fazën tjetër, atë të protestave kombëtare.

“Kemi çdo mundësi në këto kushte për të shembur narkoshtetin që është aq i dobët sa ç’është Partia e Punës në vitet 90-të. Tani na pret përballja përfundimtare, të organizojmë protestat më të fuqishme kombëtare, të përmbysim narkoshtetin, të arrijmë te fitorja përfundimtare të merituar të demokratëve”, vijoi kreu i selisë blu.

Për Berishën, ky 35-vjetor do mbahet mend dhe mund të jetë mundësia më e mirë për një forcë politike opozitare qëndrestare, që të rrëzojë dy diktatura që nga themelimi i saj.

“Narkoshteti po shembet, goditjen përfundimtare duhet t’ia japim ne, demokratë dhe demokrate, opozitarë të këtij vendi. Këtë 35-vjetor të kurorëzojmë PD si forcën e vetme politike në planet që shembi dy diktatura. Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria demokratike”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndershmeria eshte thelbesore per evolucionin tone 693b0ad3926a5
Lajmi i mëparshëm

Ndershmëria është thelbësore për evolucionin tonë

shkendija shokon skuadren sllovake 693b1dd3de731
Lajmi i radhës

Shkëndija shokon skuadrën sllovake

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë