berisha mesazh ngushellimi per anagnostin dielli perendoi per kolosin e regjise 68b58bb2bdd06

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

September 1, 2025
1 minut lexim

Anagnosti.



Kryedemorkati shkruan në një postim në rrjetet sociale, se “dielli” perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe filmit dhe intelektualin e kombit. Por Berisha thekson se ai do të jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.

Postimi i kryetarit të PD, Berisha:

Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN

Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje.

Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë.

Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.

Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. #sb

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 2
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nga “Kongresi i Manastirit” fillojmë zbatimin e mësimit në një ndrim të vetëm në shkollat fillore të Çairit

mesuesit dhe drejtuesit e ask viti i ri shkollor nis me shume shprese dhe organizim 68b58dd3c33d9
Lajmi i radhës

​Mësuesit dhe drejtuesit e ASK: Viti i ri shkollor nis me shumë shpresë dhe organizim

Të fundit nga

ShkoLartë